Monday, October 1, 2012

“Maskat” e armatosura grabisin postën

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur postën në Komoran të Drenasit. Ngjarja ka ndodhur gjatë vikendit, mirëpo Policia e Kosovës nuk ka raportuar asgjë në lidhje me këtë rast.
Burimet e indeksonline brenda policisë kanë thënë se disa persona të armatosur dhe me maska në kokë, kanë hyrë brenda në postë, ku ndodhej edhe personeli i saj, ku kanë arritur të marrin para dhe kartela krediti në vlerë mbi 2 mijë euro.
Të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia është parë në vendin e ngjarjes ndërsa nuk është bërë e ditur për të arrestuar. Me rastin po merren Policia perkatesisht departamenti per krimet e rënda rajonale.

No comments:

Post a Comment